VIDEO/ Për herë të parë Bardhi dhe grupi i tij i bashkohen protestës së Berishës

Për herë të parë, kreu i grupit parlamentar i PD-së Gazment Bardhi dhe deputetët pro tij, i janë bashkuar protestës që po mbahet përballë Parlamentit. Kjo pjesëmarrje ndodh për herë të parë.

”Siç e patë, sot në Kuvend kishte ardhur bashkëpunëtori i Ahmetaj, personi i konsideruar nga njeriu më i afërt si koka e inceneratorëve. Me një urdhër të paligjshëm, deputetët e opozitës u ndaluan të futen në Parlament.

Garda e Republikës me urdhër personal të Edi Ramës, një frikacak që i fshihet gjithmonë përballjes me qytetarët tentoi të lërë jashtë deputetët e opozitës.

Vetëm në vende me regjime autoritare nuk lejohen deputetët të futen të ushtrojnë mandatin, e paimagjinueshme që deputetët duhet të shqyhen nga këmisha dhe kostumi që të futen në sallën plenare”,-tha Bardhi.

SHKARKO APP