VIDEO/ Për herë të parë në rrugën e Salës, Bardhi: PD u bashkua, kemi veç një detyrë

Kreu i grupit parlamentar, i PD-së, Gazment Bardhi mori pjesë për herë të parë në tubimin e zhvilluar poshtë banesës ku jeton Sali Berisha, që prej 30 dhjetorit 2023 është në ”arrest shtëpie”.

Shkurt për gazetarët, Bardhi deklaroi se PD-ja është e bashkuar dhe detyra e vetme është që aksionin e nisur në Kuvend ta vazhdojnë edhe jashtë.

”Së pari siç e ka bërë të qartë grupi parlamentar i PD dhe PD në tërësi është e bashkuar. Ne kemi vetëm një detyrë, pas aksionit që kemi nisur në Parlament duhet të ndërtojmë edhe aksionin jashtë Parlamentit. Ka shumë punë për tu forcuar PD, por një gjë është e sigurt se PD është e bashkuar ashtu siç është i bashkuar grupi parlamentar”, tha Bardhi.

SHKARKO APP