VIDEO/ Porti i Durrësit, debate në Komisionin për Çështjet Ligjore. Alibeaj: Pse nuk ka garë?

Mbrëmjen e kësaj të marte, po mbahet mbledhja e Komisionit të Ligjeve dhe deputetët po flasin për projektligjin në lidhje për marrëveshjen e Durrësit. “Nuk kam parë projekt tjetër ku ka një detyrim për të rehabilituar vijën bregdetare. Nga ana konceptuale zhvillimore e keni gabim, kemi të bëjmë koncept zhvillimor të hapur. Nuk kemi tra aty është tarifë publike, deti është pronë publike”, ka thënë një nga përfaqësuesit.

Pjesë nga replikat:

Enkelejd Alibeaj: Më rezulton nga të gjitha analizat që kam marrë, që qeveria ka deklaruar se kompania e madhe Emaar Group do të zbatonte projektin e Durësit, si është identifikuar kjo kompani, nga kush, ka bërë ajo kërkesë apo ka shkuar shteti shqiptar? A është eksploruar nga ana e qeverisë shqiptare mundësia për të zhvilluar një garë për këtë temë, çështje?

Besart Kadia, zv/ministër: Përsa i përket pyetjes së parë, doja t’u thoja që vetë zoti Alabbar ka dalë në deklarata për media ndërkombëtare, duke dhënë detaje për projektin. Ai në projektet e tij kudo në botë, ka investuar 14 miliardë euro përgjatë 5 viteve të fundit. Përsa i përket projekteve që zgjedh të bëjë, ai zgjedh një subjekt të caktuar. Të gjitha projektet jashtë vendit, funksionojnë në këtë formë.

Enkelejd Alibeaj: Ju thatë që ishte kërkesë e zotit Alabbar, jo nga Shqipëria. Pyetjet ishin ato që unë bëra pak më parë, kam interest ë veçantë të marr përgjigje për këtë pyetje. Pyetja imë është e thjeshtë, ka shkuar shteti shqiptar dhe i ka vënë gishtin, ti do vish, apo ka ardhur investitori? Kaq e thjeshtë. Kur ka ardhur investitori, qeveria a ka menduar që eksploronin, të shtronin çështjen që duhet operuar me anë të një gare? E ka bërë apo jo?

Klotilda Bushka: Nuk do bëni ju intervistë direkte me të ftuarit duke marrë të gjithë kohën e të pranishmëve.

Enkelejd Alibeaj: Ta sqarojmë tani.

Klotilda Bushka: Ky është rregulli, bëj pyetje merr përgjigje, nuk merrni dot ju të gjithë kohën e komisionit.

Besart Kadia, zv/ministër: Shqipëria është një vend në zhvillim dhe ka shpallur që ka 5 fusha të ndryshme për investime strategjike dhe kërkon investitorë për këtë. Praktika e ndjekur me Alabbar është e njëjta me të gjitha investimet në Shqipëri.

Enkelejd Alibeaj: Porti i Durrësit është potencial i madh. Erdhi investitori, trokiti, ka pasur interesin e tij, është e logjikshme. Pyetja është, pse shteti shqiptar nuk organizoi një garë për zhvillimin e portit?

SHKARKO APP