VIDEO/ Presidenti francez Macron dekoron shkrimtarin e madh Ismail Kadare: Poet i Ballkanit dhe Rapsod i Evropës
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron mbërriti mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ai i dorëzoi shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare Dekoratën e ”Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”. Në ceremoninë e mbajtur në Pallatin e Brigadave, presidenti Macron foli më superlativa për letërsinë e Kadaresë që siç tha arriti të mashtronte censurën dhe regjimin përmes metaforës dhe gjuhës gjeniale.
”I dashur Isamil Kadare, ”të jetosh është të luftosh” thoshte Soneka, thënien e tij ju e keni shndërruar në ”të shkruash do të thotë të luftosh”. Ju rritët një xhevahir arkitekture, qyteti i Gjirokastrës në një shtëpi të madhe plot dhoma bosh, që ju e popullonit me ëndrrat tuaja.
Në vend që t’i këndonit optimizmit sovjetik, ju lejoni të depërtoni melankolia e jetës, mjegulla dhe rrebeshet e saj. Një vend që jetonte para jush para se ju të jetonit atje. I këndonit me vargje bukurisë së një qyteti që nuk e kishit shkelur kurrë. Ju ishit bërë për të jetuar në Paris. Ju nuk sillnit shishe vere, ju sillnit libra, libra, libra dhe shumë të tjera që ua dhuronit miqve shqiptarë si shishe me liri.
Në Tiranë ikja juaj solli protestat e para të studentëve që prej më shumë se 40 vjetësh. Ju kontribuuat në zgjimin e madh të popujve që ngritën perden e hekurt. I dashur Isamil Kadare ndonjëherë ju ndjeni keqardhje për ato vite që ju kanë shtypur. Liria, që u mbyllin gojën ka pëshpëritje me të forta, se britmat.
Poet i Ballkanit, Rapsod i Evropës kam nderin tu ngre në gradën e Oficerit të Lartë në Urdhrin e Legjionit të Nderit”,-tha ndër të tjera presidenti francez, i cili nuki mundi që të ishte pjesë e Samitit të Procesit të Berlinit.