VIDEO/Presidenti Meta ngjitet në malin e Shelegurit: Ju përshëndes nga piramida 17

Presidenti Ilir Meta është nga politikanët më të apasionuar të udhëtimeve në zonat malore dhe një promovues i bukurive të natyrës së vendit. Ditën e sotme, kreu i shtetit është ngjitur në majën e Malit të Shelegurit në Kolonjë, e cila është 1629 metra mbi nivelin e detit.

Në këtë zonë ndahet kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Kreu i shtetit ka postuar një foto në piramidën 17, që shënon kufirin mes dy vendeve.

“Ngjitja në malin e mrekullueshëm të Shelegurit në Kolonjë të jep një kënaqësi të paparë.

Ju përshëndes nga piramida 17 e kufirit të Republikës së Shqipërisë”,- shkruan kreu i shtetit.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/vb.1477517792294489/3194025490650425/?type=2&theater

SHKARKO APP