VIDEO/ Projekti ”Smart City”, ministri Balla me inxhinierët: Monitorim nga Policia me kamera dhe inteligjencë artificiale
Pas firmosjes së marrëveshjes nga ministri i Brendshëm Taulant Balla në Abu Dhabi, për zhvillimin e projektit “Smart City”, në Tiranë ishin sot inxhinierë, drejtues të projektit, për të parë nga afër detajet dhe vijuar me procesin e zbatimit.
“Unë shkova dhe vizitova qendrën tuaj në Abu Dhabi dhe kjo është një ndër arsyet se iu kërkova të vini këtu. Kemi 90 kamera sigurie në total, kështu që plani për të pasur kamera dhe ideja e projektit është që të kemi të paktën mbi 1000 kamera sigurie. Kamerat nuk do të monitorohen vetëm me njerëzit, por edhe me inteligjencë artificiale.
Pra është vetë kamera e cila të tregon se ku është ky incident që lidhet me përdorimin e rripit, ose lëvizje të pakontrolluara, që mund të shkaktojnë aksidente rrugore, pra i kap vetë kamera dhe nuk do të kemi nevojë t’i shikojmë, pasi 1000 kamera nuk do të kenë 1000 veta që do t’i kontrollojnë. Edhe radarët do të jenë të gjithë të ndërlidhur në këtë sistem, pra të gjitha do të jenë bashkë, përfshirë edhe kamerat e trupit”, tha Balla.