VIDEO/ Protesta, Berisha mesazh për qytetarët në Tik-Tok: Radha juaj t’i dilni zot vetes

Kudo në çdo media sociale e jo vetëm, PD-ja po bën thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e së shtunës. Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka ndarë një mesazh për qytetarët në rrjetin social Tik-Tok. Berisha shprehet se nëse ka persona që ndihen të pakënaqur me realitetin e sotëm politik duhet të bashkoheni në protestën e madhe për t’i dalë zot vendit dhe të ardhmes.

“Të dashur miq të mi të Tik Tokut, në prag të protestës madhështore të 12 nëntorit, dëshiroj t’iu ftoj të reflektoni. Në rast se ju ndjeheni të kënaqur me drejtimin që po ecën Shqipëria.

Me mundësitë që ajo afron, me arsimimin, me rrogat dhe çmimet ju mund të qëndroni në shtëpitë tuaja por nëse jeni të pakënaqur për të gjitha këto dhe ndjeheni të pafuqishëm për të bërë ndryshimin që doni ju ftoj të bashkoheni nesër në protestën e madhe.

Prania juaj në protestë nuk është një akt partiak, por një dalje zot për të ardhmen tuaj dhe vendin tuaj që ndodhet në rrëzik. Në vitet 90 unë bashkë me moshatatët tuaj kryem detyrat tona ndaj vetes kombit dhe Shqipërisë. Tani është radha juaj t’i dilni zot vetes, të ardhmes dhe Shqipërisë. Ju ftoj të shihemi nesër në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në orën 16:00”, shprehet Berisha.

@prof.dr.saliberisha

♬ original sound – Sali Berisha

 

SHKARKO APP