VIDEO/ Qytetari kërkon gruan te kryeministri. Rama: O Zot…

Tragjedia e tërmetit dhe paniku i qytetarëve kanë prodhuar situata nga më të çuditshme. Teksa kryeministri Edi Rama ka dalë në terren për të takuar edhe banorët ende të shqetësuar të Durrësit, një pjesë e të cilëve kanë ende frikë të rikthehen në banesë, kryeministri ka hasur në një të ri, shqetësimi i të cilit ishte paksa i çuditshëm.

I kishin marrë gruan dhe ia kishin dërguar në Golem, pa lejen e tij por teksa shqetësimi ishte befasues, akoma edhe më tepër befasues ka qenë reagimi i kryeministrit Rama, për më tepër ndiqni videon e mëposhtme:

Diskutimi i plotë:

Rama: Çfarë ke mo çfarë ke?! Lëre ore të vijë… Hë çfarë ke, çfarë do?!

Qytetari: Mua ma kanë marrë gruan dhe ma kanë çuar në Golem.

Rama: Si ta kanë marrë gruan?!

Qytetari: Po, ma kanë marrë dhe e kanë çuar pa më pyetur mua.

Rama: Të kanë marrë gruan dhe e kanë çuar në Golem?

Qytetari: Po

Rama: Po gruaja paska më tepër mend se ty, paska shkuar në hotel. Merr autobusin dhe shko tek gruaja… Ma kanë marrë gruan dhe e kanë çuar në Golem… Ehhh Zot, O Zot… Gruaja është çmend me këtë dhe ka shkuar në Golem…

SHKARKO APP