VIDEO/ Rama: 40 kompani të interesuara për ndërtimin e portit tregtar në Porto Romano

40 kompani dhe institucione ndërkombëtarë kanë shprehur interes për ndërtimin e portit tregtar në Porto Romano dhe po prezantojnë projektet e tyre. I pranishëm në prezantimin e këtij projekti, kryeministri Rama tha se ky projekt ka zgjuar një interes të madh dhe se janë të vendosur për ta jetësuar e për këtë është e rëndësishme që vendi të ketë partner të zotë.

”Të jemi të qartë, nuk po punojnë falas, sikundër e dini që holandezët janë sa të zotë aq edhe të shtrenjtë dhe nuk ka të dytë për aftësinë e tyre për të qenë tregtues, por në fund të ditës e meritojnë atë që marrin. Besoj që kompania është një nga arsyet, në mos kryesorja, që juve keni ardhur këtu me besim.

Dua t’u siguroj që ne jemi shumë të nderuar që ju kemi këtu, unë e kam para listën e kompanive, që kanë një shtrirje gjeografike mbresëlënëse, dhe 3 kompani të mbledhura këtu për të parë nga afër dhe bërë pyetjet r nevojshme një projekti si ky i yni na mbushin me optimizëm. Të jeni të bindur se dhe pse në fund një kompani do fitojë, kjo do ndodhë si rezultat i një procesi që juve do t’u bëjë të riktheheni në Shqipëri me më shumë siguri e respekt seç keni ardhur herën e parë”, tha Rama.

SHKARKO APP