VIDEO/ Rama: 70 mijë mjete kanë kaluar në tunelin e Llogorasë gjatë javës së parë. Policia 24 orë në shërbim

Nga dita e parë e hapjes, 5 korrik dhe deri më sot rreth 70 mijë automjete kanë kaluar në tunelin e Llogorasë. ”Sipas të dhënave nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në total që nga dita e hapjes së tunelit e deri më sot janë regjistruar afro 70 mijë automjete që kanë kaluar nga Tuneli i Llogorasë, duke dëshmuar dukshëm për frekuentimin në masë të kësaj rruge te re që po shkurton distancat dhe lehtëson fluksin e sezonit turistik”, shkruan kryeministri Edi Rama.

”Policia e Shtetit dhe Shërbimi Zjarrfikës janë angazhuar për të garantuar sigurinë dhe qarkullimin normal të automjeteve që zgjedhin të kalojnë nga Tuneli i Llogorasë, ku të gjithë drejtuesit e mjeteve duhet të kufizojnë detyrimisht shpejtësinë dhe të zbatojnë urdhrat e udhëzimet përkatëse për të shmangur çdo lloj incidenti”,-shton më tej Rama.

Tuneli monitorohet 24/7 edhe nga njësia e lëvizshme e Trupës së Ndërhyrjes Teknike (Policia, Zjarrfikësja, Urgjenca).

SHKARKO APP