VIDEO/ Rama: Arti Mesjetar përmes teknologjisë në Muzeun e Arteve Digjitale në Korçë

Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga shfaqja e Artit Mesjetar përmes teknologjisë në Muzeun e Arteve Digjitale në Korçë. Kreu i qeverisë theksoi se, kjo ishte një eksperiencë e pazakontë në këto festa.

Këtë fundjavë Korça ishte sërish në qendër të vëmendjes. Më datë 23 dhjetor në qytetin e serenatave dhe turizmit gjithëvjetor, u çel një nga ekspozitat më të veçanta në vend. Galeria e Arteve Digjitale ofroi përmes kësaj ekspozite unike, një eksperiencë të pazakontë, në prag festash.

Vetë GAD ftoi artdashësit përmes rrjeteve sociale, duke shkruar: “Përjetoni shkëlqimin e trashëgimisë tonë kulturore si kurrë më parë! Kjo nuk është thjesht një ekspozitë; është një udhëtim nëpër kohë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekspozita e parë imersive e artit digjital “Ikonografia Shqiptare; Mjeshtrat e mëdhenj”, pas 23 dhjetorit është e hapur për publikun, nga e marta në të diel, në orarin 12:00-20:00. Kjo ekspozitë është mundësuar falë mbështetjes dhe fondit të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?