VIDEO/ Rama e nis ditën në Kullën e Kujtesës në Thumanë

Mëngjesin e kësaj të diele, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një video nga kulla e vjetër e ujit në Thumanë, e cila është kthyer në Kulla e kujtesës në nderim të viktimave të 26 nëntorit. Në të shihet sesi Thumana është tashmë një lagje e re me ndërtime dhe banesa të reja.

“MIRËMËNGJES dhe me Kullën e Kujtesës së Thumanës, ju uroj një të diel të paqtë”,-shkruan Rama në facebook.

Qyteza e Thumanës në bashkinë e Krujës, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, u transformua në kuadër të Programit të Rindërtimit, i cili përfshin si shtëpitë individuale, ashtu edhe me banesat kolektive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?