VIDEO/ Rama flet për çështjen ”McGonigal”: E kam takuar me kërkesë të tij. Me oligarkun rus nuk kam lidhje

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në ”Top Story” po flet për çështjen ”McGonigal”, ku thotë se me ish-zyrtarin e FBI-së është takuar me kërkesë të tij. ”McGonigal ka ardhur më ka kërkuar ta takoja, më ka treguar se puna e tij ka pasur në fokus influencën ruse. Më ka folur për rajonin. Pastaj takimet e tjera kanë ardhur si rezultat i pranisë së tij këtu, e jam takuar krejt rastësisht, ose në praninë time në SHBA, ku më ka ftuar dhe kam qenë në zyrat e FBI-së dhe Nju York. Nuk shoh asgjë të jashtëzakonshme në këtë marrëdhënie krejt normale. S’kam pasur asnjë detyrim të njoftoj as ambasadën”,-tha Rama.

Grida Duma: Jeni mirë nga gripi sepse thatë se ishte një flamë?

Rama: Jam ok tani, jam shumë ok.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grida Duma: Pse keni heshtur deri më tani?

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama: Nuk kam heshtur, por kam thënë atë që mund të them unë, në kushtet që nuk ka asgjë që lidhet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?