VIDEO/ Rama flet për rritje pagash për mjekët dhe infermierët

Në inaugurimin e Spitalit të Pediatrisë së Përgjithshme në QSUNT, kryeministri Edi Rama iu ka premtuar mjekëve dhe infermierëve një rritje tjetër pagash.

Po ashtu thotë se pavarësisht se janë rritur pagat për bluzat e bardha, është i bindur se mirëpresin një rritje tjetër dhe këtë e kanë parasysh edhe pa jua thënë. Rama nuk ka preferuar të japë një datë se kur mund të ndodhë rritja e pagave për mjekët dhe infermierët.

”Pavarësisht se i kemi rritur pagat nuk kemi mendimin që jeni shumë të kënaqur dhe jam i bindur se do e mirëprisnit një rritje tjetër. Këtë e kemi parasysh edhe pa na e thënë. E kuptojmë që ka edhe më mirë dhe patjetër që me autonominë spitalore dhe me kontributin e pashmangshëm të qeverisë, më herët se vonë përsëri do të bëjmë një rritje pagash për mjekët dhe infermierët”,-tha Rama.

SHKARKO APP