VIDEO/ Rama flet shkurt për gazetarët në Prishtinë: S’kam homologun, nuk bëj dot konferencë

Pas takimit me kryeparlamentarin e Kosovës, Glauk Konjufca në kuadër të turit Ballkanik, gazetarët pyetën kryeministrin Edi Rama nëse do të ketë një konferencë shtypi, siç ndodhi në Shkup. “S’kam homologun, nuk bëj dot konferencë”, tha Rama.

Kryeministri la të kuptohet se do të fliste nëse takimi dy palësh do të ishte zhvilluar me Albin Kurtin, ashtu siç ndodhi gjatë paradites me Dimitar Kovaçeskin në Shkup.

Ende nuk ka një konfirmim për takimin Rama-Kurti, ndërkohë që ministrat e qeverisë së Kosovës kanë nisur të nënshkruajnë marrëveshjet që ishin parashikuar të firmoseshin në mbledhjen e anuluar të dy qeverive që do të mbahej më 14 qershor.

SHKARKO APP