VIDEO/ Rama: Gryka e Këlcyrës, parajsa e “një mijë e një burimeve” që tërheq turistë të huaj
Turizmi po merr përmasë edhe në Peshtan, tek Gryka e Këlcyrës, ku turistët kanë nisur të eksplorojnë natyrën e bukur përmes lundrimit me kayak.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Gryka e Këlcyrës, e njohur ndryshe si parajsa e një mijë e një burimeve, që zbresin nga mali i Trebeshinës e derdhen në Vjosë, ku sipas tij, “deri dje nuk shkelte askush, sot po tërheq gjithnjë e më shumë turistë të huaj”.
Peshtani është pjesë e programit “100 fshatrat” dhe investimet në vepra publike në infrastrukturë e mjedis, paralelisht me ato private, kanë krijuar modelin ekonomik të integruar agroturistik me impakt në zhvillimit rural.
Peshtani është 16 km në lindje të Tepelenës, në bregun e majtë të lumit Vjosa, aty kush bashkohet lumi i Zagories me Vjosën. Ai gjendet në qendër të një prej grykave më të mëdha në Ballkan, Gryka e Këlcyrës 13 km, një monument i rrallë natyror.