VIDEO/ Rama: Hamburgu kuqezi, tifozët po e luajnë mrekullisht rolin e lojtarit të 12-të të Kombëtares

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Hamburgu, ku si një lum tifozët kuqezi po vërshojnë drejt stadiumit “Volksparkstadion”. ”Hamburgu kuqezi. Respekt e mirënjohje për të gjithë shqiptarët që po e luajnë mrekullisht rolin e lojtarit të 12-të të Kombëtares, jo vetëm në shkallët e stadiumeve të Europianit, po edhe në rrugët e Gjermanisë, duke lënë mbresa të shkëlqyera në opinionin publik gjerman e jo vetëm dhe duke i bërë kështu edhe promovimin më të mirë Shqipërisë Turistike”,-shkruan Rama. Në ora 15:00, përballë kuqezinjve do të jenë kroatët të cilët, ashtu si edhe Shqipëria, kanë humbur në sfidën e parë.

SHKARKO APP