VIDEO/ Rama inspekton projektet në Berat: Ura e Bilçës, portë e madhe e prurjeve turistike

Një nga investimet e qeverinë në zonën e Beratit, Ura e Bilçës është inspektuar nga kryeministri Edi Rama në këtë të mërkurë. Në këtë zonë ndërthuren disa projekte infrastrukturore, të cilat janë zhvilluar paralelisht, veç urës edhe ByPassi Beratit ndërtuar në 2021 dhe rruga e Ballabanit që përfundon këtë vit. Sipas banorëve kjo do të ndihmojnë në çlirimin e trafikut që krijohet në Gorricë.

”Ura e Bilçës, një segment tashmë i përfunduar, me të gjithë parametrat urbanë; ndriçim, trotuare të dedikuar për këmbësorët nga të dy anët, e që bashkë me investime të tjera si Bypasi apo rruga e re e Ballabanit, jo vetëm do të lehtësojnë jetën e banorëve, po edhe do të rrisin më tej turizmin.

Ura e Bilçës lidh fshatrat Bilçë, Malinat dhe Zhitom i Vogël, si edhe krijon një lidhje me rrugën e fshatit Drobonik dhe me të gjithë fluksin e mjeteve që do të qarkullojnë nëpërmjet aksit Berat- Ballaban-Përmet-Gjirokastër-Greqi, duke u bërë kështu një portë e madhe e prurjeve turistike drejt Beratit të rilindur mijëravjeçar”,-tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?