VIDEO/ Rama inspekton zonat e përmbytura në Shkodër: Asnjë shtëpi e mbuluar nga uji

Pas reagimeve në Twitter, kryeministri Edi Rama ka kryer një inspektim në zonat e përmbytura në Shkodër. Rama tha se situata nuk ka të krahasuar me 2010, pasi është përmirësuar tërësisht. Nga 12 mijë banorë të evakuuar, sot janë vetëm 22.

”Në Shkodër tek harku i Bërdicës, ku në krahasim me 2010 situata është përmirësuar tërësisht. Nga 12 mijë banorë të evakuar atëherë, sot vetëm 22, nga 2800 banesa të përmbytura sot asnjë shtëpi e mbuluar nga uji, nga 14 mijë hektarë të përmbytur sot vetëm 1 mijë e 300 hektarë, të gjitha këto sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga vetë Bashkia Shkodër”.

SHKARKO APP