VIDEO/ Rama: Lirohen hapësirat publike, rikthehet ajri për komunitetin në zonën e Freskut

Në rrugë dhe lagje të ndryshme në kryeqytet, por edhe në bashkitë e tjera të vendit, po zhvillohet aksioni për lirimin e hapësirave publike. Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin, edhe në Tiranë po hiqen tavolinat, karriget apo tendat nga trotuaret, të cilat cenonin sigurinë e qytetarëve.

Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga çmontimi, prej vetë bizneseve, i strukturave që cenonin hapësirat publike në zonën e Freskut.

”Edhe tek Fresku në Tiranë rikthehet ajri për komunitetin”, u shpreh Rama. Lirimi i hapësirave publike shihet si një hap i domosdoshëm për rritjen e shërbimit, funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?