VIDEO/ Rama: Masa për pastrimin e kanaleve kulluese për sezonin e dimrit

Në të gjithë territorin e vendit janë marra masa për eliminimin e rrezikut nga reshjet për tokat bujqësore. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga pastrimi i kanalit kullues në fshatin Sheqishtë, bashkia Patos, që shërben për kullimin e 250 hektarëve tokë bujqësore.

Rama tha se “Drejtoritë e Ujitje-Kullimit në gjithë territorin po marrin masa për pastrimin e kanaleve kulluese për sezonin e dimrit”.

Sistemimi i kanaleve vaditëse dhe kulluese në fshatrat e bashkisë së Fierit ka rritur produktivitetin e tokave bujqësore, po të kemi parasysh se me ndarjen e re territoriale rreth 50 % e gjithë territorit të bashkisë Fier është zonë rurale, pothuajse tërësisht bujqësore dhe me tokë shumë pjellore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?