VIDEO/ Rama mbyll vizitën në Përmet, batutë për kryebashkiakun e Tepelenës
Kryeministri Edi Rama këtë pasdite ishte në Përmet, dhe vizitën e ka mbyllur një batutë për kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Pecin dhe Alma Hoxhën, kryebashkiake e Përmetit, e rikonfirmuar sot për një tjetër mandat. “Tërmet, tërmeti, ka tërmet, ka dhe Përmet. Publiciteti i tërmetit, arma e Përmetit”, tha Rama. Një mesazh të nënkuptuar e kishte për zgjedhjet e ardhshme. ”Ju grupi mos harroni porosinë e fundit”, në mënyrë që të nisin punën intensive që të fitojnë zgjedhjet 2023.
Postimi i plotë
Ishte ditë e bukur falë Përmetit, që ka marrë një nur të veçantë (normal që ka kaluar 60 mijë turistë deri tani dhe hotelet e bujtinat plot), falë punëve të bukura të Almës dhe Denisave të saj, bisedave me përmetarët, qytetarëve fisnikë që na u bashkuan në takimin e madh pasdite apo në mbrëmjen frymëzuese me Krenaritë e Komunitetit që mbylli ditën e gjatë, po padyshim edhe falë grupit të asamblesë socialiste të Përmetit e Këlcyrës, që e përshëndes me këtë video për gjithë socialistët e zonës, përfshirë edhe ata Tepelenës. FALEMINDERIT dhe ju grupi mos harroni porosinë e fundit.