VIDEO/ Rama: ”Muzak’Fest” shkëlqeu me performanca të jashtëzakonshme nga artistë të mirënjohur

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në Facebook nga nata e parë e festivalit ”Muzak’Fest”, në qytetin historik të Apolonisë, që shkëlqeu me performancat e jashtëzakonshme nga artistë të mirënjohur. ”Muzak’Fest shkëlqeu me performancat e jashtëzakonshme nga artistët e mirënjohur në një ndër skenat më magjepsëse siç është Parku Arkeologjik i Apolonisë, duke vazhduar eventet e turizmit kulturor”,-shkruan Rama në postimin e tij. Edicioni i parë i Muzak’Fest”, solli në qytetin antik hijerëndë të Apolonisë harmoni mbresëlënëse të artit dhe kulturës. Mes monumenteve që dëshmojnë histori, muzika dhe poezia u bënë një, duke shënuar fillimin e një tradite të re kulturore, dedikuar trashëgimisë.

SHKARKO APP