VIDEO/ Rama ndan momente nga takimi me pensionistët në Korçë: Ne bëmë reformën
Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Korçë për të vazhduar turin e takimeve me pensionistët nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë. Rama ka postuar në rrjete sociale momente nga bashkëbisedimi me pensionistët, momente nga takimi me ta dhe fjalimi me fokus rritjen e pensioneve, rritjen e numrit të kontribuesve dhe gjithashtu rishikimin e bonusit të fundvitit.
“Ne bëmë reformën, e cila ka bërë që tavani i atëhershëm prej 24 mijë lekësh të zhbëhet dhe ne sot kemi pensionistë që marrim edhe 300, 350 edhe 400 mijë lekë për shkak të kontributeve. Por, kemi edhe një pasqyrë diferencimi, për mësuesit që kanë dalë para dhe pas 2014-ës, ata që kanë dalë pas kanë pension më të lartë.
Ne mund të flasim dhe shprehim dëshira, por me faktet nuk luftojmë dot! Këtu në mexhlisin ku bëhen debatet, çdo lloj gënjeshtre përcillet si fakt. Prandaj thuhet që një skemë pensionesh është fatura e një gjenerate për mirë apo për keq dhe kostoja më e rëndë dhe e vazhdueshme e asaj trashëgimie është kostoja që kanë paguar dhe paguajnë pensionistët”, tha Rama.