VIDEO/ Rama: Në Beratin e Rilindur, ku po marrin jetë një grup projektesh me rëndësi për qytetin
Kryeministri Edi Rama këtë të premte ndodhet në Berat, ku inspektoi projektet që po vihen në jetë në këtë qytet. Rama tha se janë një grup projektesh dinjitoze, që nga rehabilitimi i sheshit kryesor dhe pedonales, parkimi, fasadat e ndërtesave dhe tregu i gjelbër.
“Në Beratin e rilindur ku po marrin jetë një grup projektesh me rëndësi për qytetin, që nga sheshi kryesor mbi parkimin e madh publik, pedonalet e reja, rikualifikimi i ndërtesave, tregu i gjelbër me 120 vende për prodhimet e fermerëve, si dhe ndërhyrje të tjera, të domosdoshme jo vetëm për banorët, por dhe për turistët, të cilët vijnë gjithnjë e më të shumtë në qytetin e UNESCO-s, duke arritur shifrën rekord të 800 mijë vizitorëve në 2023”, u shpreh Rama.
Gjatë inspektimin, kreu i qeverisë shoqërohej nga Bledi Çuçi, drejtues politik i qarkut si dhe kryebashkiaku Ervin Demo, i cili tha se arritja më e madhe e bërë është rikthimi besimit të qytetarëve për zhvillimin e qytetit.
Ndërhyrjet u panë si tepër të domosdoshme nga kryeministri edhe për faktin se Berati si qytet i UNESCO-s, është një prej qyteteve me numrin e turistëve gjithmonë e më në rritje. Kujtojmë se vitin e kaluar numri i vizitorëve në qytet ishte mbi 800 mijë persona.