VIDEO/ Rama në Britani, shqiptarët e presin me protestë

Shqiptarët e Britanisë e kanë pritur me protestë kryeministrin Edi Rama gjatë takimit në hotelin ku ai do mbajë fjalën e tij, në ‘Konferencën Globale të Nënshtetësisë’.

‘Konferencën Globale të Nënshtetësisë’ e ka organizuar firma ‘Henley & Partners’, e cila merret me nënshtetësitë dhe rezidencën, kryesisht për klientë të pasur, nëpërmjet programeve të nënshtetësë, pra pajisjen e personave apo familjeve të pasura me pasaporta të dyta apo të treta.

Ende është e paqartë nëse qeveria shqiptare do adoptojë programin për shitjen e pasaportave shqiptare për të pasurit, në këmbim të investimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë konferencë, kryeministri Edi Rama dhe qeveria shqiptare është e listuar në faqen zyrtare të këtij eventi si partnere, sëbashku me qeveritë e Malajzisë, Maltës, Malit të Zi dhe St. Lucias.

Swiss Digital Mobile Reklama

Akoma mbetet për t’u parë nëse qeveria shqiptare do adoptojë një program për shitjen e pasaportave, praktikë kjo e kritikuar gjerësisht nga Komisioni Europian, për shkak të  shqetësimeve lidhur me sigurinë, pastrimin e parave dhe evazionin fiskal.

Tre vende që operojnë këto skema në Bashkimin Europian janë Bullgaria, Qipro dhe Malta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?