VIDEO/ Rama në Bruksel, para nisjes së Samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor: Krenar për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku ka postuar foto pak para nisjes së Samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor. Samiti i paraprin mbledhjes së Këshillit Europian, ku do të vendoset për fatin e hapjes së kapitujve të negocimit për vendin tonë.

Të gjitha vendet përveç Greqisë kanë aprovuar mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Greqia kërkon lejimin e betimit të Fredi Belerit si kryebashkiak në këmbim të votës pro.

Më herët Rama ka thënë se nuk do të ketë asnjë shqetësim nga ana e qeverisë shqiptare pavarësisht se cili do të jetë vendimi për këtë çështje. Ai siguroi se qëndrimi për rastin Beleri nuk ndryshon duke përsëritur se kjo është një çështje që i takon vetëm drejtësisë.

SHKARKO APP