VIDEO/ Rama në ekspozitën e piktorit Bakalli: Shfaqje e bukur ngjyrash dhe linjash

Kryeministri Edi Rama këtë mbrëmje mori pjesë në ekspozitën e piktorit Naxhi Bakallit, që u mbajt në ambientet e Kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet, Rama vlerësoi piktorin Bakalli, teksa tha se kur kujton periudhën kur ishte student, bëhet i vogël para tij. Kreu i qeverisë shtoi edhe se kjo ekspozitë është një shfaqje e bukur linjash dhe ngjyrash.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama

Unë e mbaj mend profesorin si një personazh hijerëndë, i heshtur, mbrapa kornizës së xhamit të derës së ateliesë së tij në Liceun Artistik, ku për shkak të gjatësisë, unë shikoja përtej xhamave të dyerve dhe gjithmonë i ulur tek tavolina e mësuesit që vizatonte. Gjithmonë më kujtohet ajo kohë dhe ajo korniza e xhamit dhe më duket se kthehem në kohë dhe bëhem i vogël para tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa herë shoh filma me momente që lidhen me punën e murgjëve, gjithmonë më kujtohet profesori dhe nëse ju e keni parë filmin “Emri i trëndafilit”, aty ka shumë imazhe të murgjve të përkulur mbi letrat e kohës, shkruajnë dhe pikturojnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka edhe një moment të tretë që lidh të dyja gjërat bashkë, që lidh njeriun me dedikimin ndaj veprës që do ta gjeni nga fundi i korridorit, ku është një burrë dhe një grua në krevat. Kartolina romantike e dashurisë së paepur të burrit për zonjën dhe sot është hera e parë ku unë e takoj profesorin dhe zonja nuk ishte në perimetrin e 1 metër rreth tij dhe u trondita dhe i thashë: Ku është dashnia?

Ka një romantizëm në figurën e Naxhi Bakallit që e bën atë një personazh dhe një njeri jashtëzakonisht të veçantë. Qofsh i dashuruar dhe në shumë vitet që do të kesh para dhe paç këtë dritë të brendshme dhe këtë pasion që të mban të përkulur para pikturës. Është një shfaqje e bukur linjash dhe ngjyrash. Ju uroj të gjithëve që pas kësaj shfaqje të ndjeheni dhe më mirë për meritë të Haxhi Bakallit dhe për të atyre që profesori e bëri me shumë xhentilesë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?