VIDEO/ Rama: Në fillim të 2023, hapim garën ndërkombëtare për Portin e ri të Durrësit

Kryeministri Edi Rama thotë se në fillim të 2023 do të hapet gara ndërkombëtare për Portin e ri të Durrësit. Kreu i qeverisë përmes një postimi në facebook po ashtu zbulon se projekti i plotë i kompanisë prestigjoze Royal Haskoning do të prezantohet në 12 dhjetor.

”Në fillim të vitit të ardhshëm, hapim garën ndërkombëtare për Portin e ri të Durrësit, që do të ndërtohet në Porto Romano, një port i përbashkët i shtrirë nga Durrësi, në Prishtinë e deri në Strugë. Projekti i plotë i kompanisë prestigjoze Royal Haskoning do të prezantohet në 12 dhjetor”,-shkruan Rama në facebook.

SHKARKO APP