VIDEO/ Rama në krah të Benet Becit mbyll fushatën në Shkodër: Ai që bërtiste ”Rama ik”, ka ikur të marrë lekët

Kryeministri Edi Rama po mban përmbylljen e fushatës elektorale në Shkodër, ku përveç thirrjes për të votuar kandidatin e Partisë Socialiste Benet Becin, nuk munguan as batutat. Duke qenë se Shkodra njihet si bastion i djathtë, Rama tha se asnjëherë nuk kishte parë aq shumë njerëz të mbledhur në mbështetje të tyre në atë qytet.

”Kam vetëm një merak, a do kemi hudhër a s’do kemi hudhër. Unë hudhër quaj kur del njëri që thotë ‘Rama ik!’. Kështu që ai erdhi e tha dhe iku me marr lekët tani, por unë them që t’i bëjmë një duartrokitje se falë atij ne na merr të keqen syri i keq ditën e diel”,-tha Rama.

Ai solli në vëmendje dhe ndryshimet në Tropojë, ku u shpreh se qytetarët atje pa praninë e kamerave pohojnë se ndryshimet e bëra në qytet për 4 vite, janë më shumë se ato të 40 viteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?