VIDEO/ Rama në Pogradec: Kemi në proces një projekt të madh me vlerë 15 milionë euro
Kryeministri, Edi Rama këtë pasdite të së hënës ka vijuar fushatën në Pogradec, ku qytetarëve u ka kërkuar që të votojnë për Ilir Xhakollin për një mandat tjetër në krye të bashkisë. Teksa foli për ndryshimet e bëra në krye të bashkisë së Pogradecit, ai përmendi edhe faktin që nuk ka më ujëra të ndotur që derdhen në liqen. Ai tha se në vijim ka disa projekte që do ta zbatohen për bashkinë e Pogradecit, si ai për shëtitoren buzë liqenit.
“Më në fund nuk ka më ujëra të ndotur që derdhen në liqen. Ne kemi në proces një projekt të madh, me vlerë 15 milionë euro që është në kantier. Kemi projektin tjetër që e kemi financuar dhe tanimë ëhstë në faën përmbyllese për shëtitoren buzë liqenit të Pogradecit, një projekt që do transformojë Pogradecin njësoj si Lungomarja transformoi Vlorën”-tha Rama.
Nga ana tjetër, duke folur për kohën kur bashkia drejtohej nga opozita, Rama tha se nuk ka asnjë provë që me një tjetër kryebashkiak mund të ketë rezultat më të mirë se aktualisht.
“Ata i kishit në krye të bashkisë dhe mbeti bashkia e Pogradecit si jetime në grupin e bashkive që filluan të ecin shumë përpara. Është e njëjta gjë që ndodh sa herë pushteti bie në duart e tyre. Nuk ka një shembull të vetëm ku ata mund të tregojnë se po ua dhe atyre besimin, ata mund të ndryshojnë qytetin. Nuk ka asnjë të vetme”,-shtoi Rama.