VIDEO/ Rama në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në punimet e Samitit të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, në Bruksel. Rama u prit nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Europian, António Costa.

Liderët pjesëmarrës në këtë samit realizuan edhe Foton Familjare, pak para diskutimeve në tryezën e rrumbullakët të Samitit. Temë kryesore e samitit BE-Ballkani Perëndimor pritet të jetë zgjerimi i Bashkimit Europian me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë samitit në veçanti pritet të trajtohen edhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Plani Ekonomik dhe i Investimeve, Axhenda e Gjelbër dhe Digjitale për Ballkanin Perëndimor, si dhe fusha të tjera si Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë, luftimi i kërcënimeve hibride dhe kibernetike dhe migracioni.

SHKARKO APP