VIDEO/ Rama në shkollën profesionale “Beqir Çela”: 400 regjistrime të reja në pesë drejtime të ndryshme

Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe kryetaren e bashkisë Durrës, Emirjana Sako ishin këtë të hënë në shkollën profesionale “Beqir Çela” në Durrës.

Këtë vit në këtë shkollë janë shtuar 400 regjistrime të reja në pesë drejtime të ndryshme, teksa numri i të regjistruarve ka arritur në 1 mijë e 200 nxënës në total. Rama bëri të ditur se 400 janë vetëm regjistrime të reja, +20% më shumë se një vit më parë, janë dëshmi reale se çdo vit e më shumë të rinjtë po orientohen drejt arsimit profesional.

Kjo shkollë e akredituar në pesë drejtime të ndryshme; Shërbime Mjetesh Transporti, Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, Elektroteknikë, Termohidraulikë, Mekanikë, 2 drejtime mësimore pas të mesme, dhe po zgjerohet me konviktet e reja të akomodimit me një kapacitet për afro 200 nxënës, duke plotësuar kështu kuadrin e një Kampusi Arsimor me hapësira studimi, akomodimi e terrene sportive.

SHKARKO APP