VIDEO/ Rama: Nisin punimet për Poligonin e parë publik të testimit praktik për leje drejtimi
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook momente nga puna për ndërtimin e Poligonit të parë publik, kjo të testimit praktik për leje drejtimi. Kreu i qeverisë thekson edhe se kjo vepër shumëdimensionale do të shërbejë edhe për programe edukative të sigurisë rrugore, orë këndi trafiku dhe aktivitete mësimore shtesë.
“Nisin punimet për Poligonin e parë publik të testimit praktik për leje drejtimi, njëkohësisht dhe Qendra e parë Edukative Digjitale e Simulimeve Virtuale për leje drejtimi në Fushë-Prezë, Tiranë.
Kjo vepër e re shumëdimensionale, me një sipërfaqe rreth 6,000 m2 do të shërbejë edhe për Programe Edukative të Sigurisë Rrugore, orë Këndi Trafiku dhe Aktivitete Mësimore shtesë”,-shkruan Rama.