VIDEO/ Rama për Urën e Madhe në Kukës: Kur të kaloni ta gëzoni, por shani sa më shumë se plas syri i keq

Ura e Madhe e Kukësit është hapur sot për qarkullimin e automjeteve, si një nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore.

Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëherazi ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, morën pjesë sot në ceremoninë e përurimit të urës, ndërsa u përshëndetën edhe me banorë të zonës. Sonte në mbrëmje Rama ka postuar një video të urës, ku ka edhe një lutje për të gjithë ata që kritikojnë çdo punë të qeverisë.

”Për hajër URA E MADHE E KUKËSIT, dhe një lutje e sinqertë për ata që thoshin ra ura, u ndryshk ura, u prish ura: Kur të kaloni mbi urë ta gëzoni po aman shani sa më shumë, se plas syri i keq dhe na shtoni inatin për punë”,-shkruan Rama.

SHKARKO APP