VIDEO/ Rama: Porti i ri i Durrësit rrit fuqinë rajonale të Shqipërisë, një pikë kyçe strategjike për tregtinë

Këtë të martë, 30 korrik, u çel gara për ndërtimin e një ndër projekteve më të rëndësishme për Shqipërinë dhe rajonin, portit të ri të Durrësit, i cili do të zhvendoset nga pozicionimi aktual në qendër të qytetit për në Porto Romano, me kapacitete përpunuese të zgjeruara, për t’ju përgjigjur fluksit gjithmonë e në rritje.

Kryeministri Edi Rama thotë se ky port i jep Shqipërisë një fuqi të re në rajon dhe e bën atë një pikë kyçe strategjike për tregtinë dhe për sigurinë e gjithë rajonit.

“Ky port i jep Shqipërisë një fuqi të re në rajon, ky port e bën Shqipërinë një pikë kyçe strategjike për tregtinë dhe për sigurinë e gjithë rajonit. Ky port që do të lidhë në vijim tregtinë me pjesën tjetër të rajonit dhe më gjerë përmes hekurudhave që do të ndërtojmë dhe përmes dy porteve të thata që do të ndërtohen në Prishtinë dhe në Strugë praktikisht do të orientojë shumë flukse tregtare dhe shkëmbimesh që deri më sot janë jashtë rrezes sonë të influencës”, tha Rama.

SHKARKO APP