VIDEO/ Rama pret homologun grek: Kënaqësi takimi me Kyriakos Mitsotakis pas Samitit historik

Pas samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor mbylli punimet, kryeministri Edi Rama priti mbrëmjen e kësaj të marte në takim homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Kënaqësi takimi në Tiranë me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis pak pas përfundimit të Samitit historik BE-Ballkani Perëndimor”, shkruan Rama.

Zyra për shtyp e Kryeministrisë zbuloi se në takimin bilateral kryeministri Edi Rama bisedoi me homologun grek mbi marrëdhëniet mes dy vendeve, situatën në rajon, Shqipërinë në procesin e integrimit në BE dhe mbështetjen e Greqisë në këtë rrugëtim.

SHKARKO APP