VIDEO/ Rama prezanton projektin e Poligonit të parë publik për testimin e lejeve të drejtimit

Mëngjesin e kësaj të diele, kryeministri Edi Rama e ka nisur me video të projektit të Poligonit të parë publik për testimin e lejeve të drejtimit që ndodhet në Fushë-Prezë të Tiranës.

“MIRËMËNGJES dhe me projektin e Poligonit të parë publik për Testimin e Lejeve Të Drejtimit si edhe Qendrën e parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale për Leje Drejtimi në Fushë-Prezë të Tiranës, një tjetër projekt i standardeve më të larta ndërkombëtare nga #DPSHTRR, i cili përfundon në pranverë, ju uroj një të diel të mbarë”,-shkruan Rama.

SHKARKO APP