VIDEO/ Rama pritet nga kryeministri britanik, Rishi Sunak: Shqiptarët janë njerëz të punës, por si kudo ka edhe nga pjesët e krimit
Kryeministri Edi Rama është pritur nga kryeministri britanik, Rishi Sunak. ”Jam i kënaqur që do të diskutojmë për çështjen kaq shumë të diskutueshme sa është çështja e emigracionit të paligjshëm në Britaninë e Madhe. Mezi kam pritur që të kem këtë bisedë të drejtpërdrejtë me ju. Për të gjitha këto dhe të tjera, jam shumë i nderuar që do të diskutojmë sot”,-tha Sunak.
Nga ana tjetër, kryeministri Rama i ka shprehur homologut të tij britanik se do të bashkojnë forcat për të luftuar grupet kriminale, teksa ka thënë se komuniteti shqiptar nuk është ai për të cilin shkruhet, por që përfaqëson të tjera vlera. Rama ka siguruar kryeministrin britanik, Sunak se do të ketë një përfshirje dhe bashkëpunim më të madh me Britaninë për sa i përket emigracionit të paligjshëm.
”Jam falënderues dhe i nderuar për këtë. Jam kryeministri i parë shqiptar që vij këtu. Ne do të bashkojmë forcat dhe jemi të bindur për të luftuar grupet kriminale dhe krimin e organizuar dhe gjithashtu të luftojmë që njerëzit e pafajshëm dhe ju falënderoj se është një mundësi që të theksojmë si gjithë britanikët nuk janë James Bond, ashtu edhe shqiptarët nuk janë disa karaktere apo kriminelë dhe ato që po vijnë me varka nuk janë vetëm shqiptarë, është një imazh i madh i asaj që ndodh në botë. Dua Lipa është një shqiptare që ka ardhur këtu dhe duam që të ju sigurojmë që komuniteti shqiptar nuk është ai për të cilin shkruhet, pra është një komunitetet që përfaqëson të tjera vlera. Ne kemi ardhur këtu që të rrisim bashkëpunimin tonë. Unë ju siguroj, ju jap garancinë për një përfshirje e bashkëpunim të madh”,-tha Rama.
Gjatë qëndrimit në Londër, të cilën e nisi me një takim të organizuar në prestigjiozen “London School of Economics”, Rama u prit në një takim nga kryetari i Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle. Po ashtu, në kuadër të kësaj vizite, Rama do të takohet me komunitetin shqiptar në Londër dhe me përfaqësues të biznesit.