VIDEO/ Rama: Putin synon të gjunjëzojë botën. Po e përdor energjinë si armë

Kryeministri Edi Rama, këtë mbrëmje nga takimi për punën e Bashkisë së Ersekës, tha se situata që po kalon vendi në aspektin ekonomik, nuk është e lehtë, kjo e ndikuar edhe për shkak të luftës në Ukrainë. Për të presidenti rus, Vladimir Putin nuk synon aneksimin e territoreve ukrainase, por gjunjëzimin e botës ndaj Rusisë. Rama nënvizon se kreu i Kremlinit po e përdor energjinë si armë.

“Duhet shumë rezistencë, sepse situata që po kalojmë nuk është një situatë e lehtë. Ju keni dëgjuar shpesh, çfarë është kjo luftë, luftë nuk ka, çfarë lidhje kemi ne me luftën, ne nuk kemi gaz.

E vërteta është që lufta në Ukrainë është sebep, qëllimi madhor nuk është aneksimi i disa territoreve të Ukrainës nga Vladimir Putin dhe kasta e Kremlinit. Qëllimi kryesor është gjunjëzimi i gjithë botës në perëndim të Rusisë.

Ne jemi pjesë e kësaj bote në perëndim të Rusisë. Sot, për ta gjunjëzuar këtë botë në perëndim të Rusisë, Putin ka kthyer energjinë në armë kundër pPerëndimit, i cili në një masë shumë të madhe varet nga gazi rus”.

SHKARKO APP