VIDEO/ Rama: Rehabilitim i rrugës Vilë-Bashtovë-Spille, tjetër magji e natyrës shqiptare për turistët

Në rrugën Vilë-Bashtovë-Spille ka filluar asfaltimi i saj, për ta përfunduar këtë aks përpara muajve të fluksit turistik. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga puna për rehabilitimin e kësaj rruge. “Vijon puna në rrugën Vilë Bashtovë-Spille, një tjetër magji e natyrës shqiptare për vizitorët e turistët gjithnjë e më të shumtë”, shkruan Rama.

Rruga Vilë-Bashtovë-Spille pritet të sjellë zhvillim të turizmit dhe rritjen e punësimit. Pavarësisht problemeve të hasura gjatë procesit, të cilat sollën vonesa në kryerjen e punimeve, pritet që ky projekt të përfundojë përpara muajve të fluksit të turistëve.

Vilë- Bashtova në Kavajë dhe Spilleja në Rrogozhinë janë dy zona turistike, që tërheqin turistët vendas e të huaj. Me ndërtimin e rrugës së re, turistët që do të vizitojnë këto zona turistike do të kenë një infrastrukturë më të mirë për t’i vizituar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?