VIDEO/ Rama: Rrugët e Durrësit kanë tashmë sistem ndriçimi me teknologji LED

Rrugët e Durrësit kanë tashmë një sistem ndriçimi modern me teknologji LED, e cila ofron më shumë kursim e shkëlqim.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, ku shihet se sistemi modern i ndriçimit me teknologji LED i vendosur në qytetin bregdetar. Me këtë sistem janë ndriçuar rrugët “Bisht Kamza”, “Tasim Këlliçi”, “Juba” dhe “Ardenica”.

”Rrugët e Durrësit kanë tashmë një sistem ndriçimi modern me teknologji LED, më shumë kursim e shkëlqim. Puna për ndriçimin vijon edhe në rrugë të tjera të qytetit për të rritur sigurinë e lëvizjeve të qytetarëve dhe vizitorëve”,-shkruan Rama.

SHKARKO APP