VIDEO/ Rama: Shijoni Shqipërinë nga veriu në jug mes traditës, kulinarisë, sportit e muzikës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale kalendarin e aktiviteteve kryesore kulturore në vend, ku thotë paketat e Turizmit Kulturor gjatë kësaj fundjavë janë të mbushura plot me evente që do t’ju bëjnë të shijoni Shqipërinë nga Veriu në Jug mes traditës, kulinarisë, sportit e muzikës.

Për pushuesit që vendosin të rrugëtojnë drejt Alpeve të bukura shqiptare, Logu i Bjeshkëve shpalos vlerat e pasura të traditës në Kelmend të Malësisë së Madhe me këngë e valle, ndërsa në Polenë të Korçës i pret shija e mirë e lakrorit e në Përmet i mikpresin gjyshet e ëmbla nga e gjithë Shqipëria.

“Dhoskati e Libohova do t’u bëjnë të përjetoni festivalet e traditës, në Delvinë ekspozohet panairi i qytetit; nga shëtitorja e Durrësit do të vijnë tingujt e Festivalit të folkut dhe mbrëmje fantastike do të përjetoni në Kalanë e Ali Pashës në netët e fundit të Festivalit të Porto Palermos por pa harruar emocionet e ndeshjes Partizani-Roma në kryeqytet”, shtoi Rama.

SHKARKO APP