VIDEO/ Rama shkon ”Te Diella” e famshme në Lezhë: “Përshnetje nga e vetmja pik me diell nkët dit me shi”
Në këtë ditë me shi, kryeministri Edi Rama tregon se ka gjetur diellin. Në një video në Facebook, Rama tregon se është tek Trëndafili Mistik, ose siç njihet si ”Te Diella” në Ishullin e Lezhës. ”Përshnetje nga e vetmja pik me diell nkët dit me shi”,-shkruan Rama. Nga ana tjetër, pronarja e cila qëndron në krye të restorantit piktoresk ka folur për punën që ka bërë qeveria me energjinë dhe rrugët që në çojnë në këtë vend të bekuar.
Diella mbetet një personazh i jashtëzakonshëm në Veri të vendit, falë punës së saj në pikën turistike ku ka restorantin me të kërkuar, por edhe komunikimit të saj.
Qeveria e Ramës ka shtruar rrugën nga Ishull Lezha deri te zona buzë detit.
Pas drekës te Diella, kryeministri ka bërë disa vizita në Lezhë. Rama shkruan: “Në fabrikën e Deshir Gjeta, i kthyer nga emigracioni, që punën e nisi në tokën mëmë me 5 punëtorë dhe sot e ka shtuar deri në 45 persona duke zbatuar teknologjinë e fundit për prodhimin e strukturave metalike, dhe njëkohësisht duke rrezatuar shembullin e mirë të shqiptarëve që ndërtojnë dita-ditës sukses në tregun vendas dhe atë huaj”.