VIDEO/ Rama: Sot Shqipëria po identifikohet si një vend që duhet parë. Ky është atdheu ynë

Kryeministri Edi Rama thotë se sot Shqipëria në mendjen e në perceptimin e gjithmonë e më shumë njerëzve po identifikohet si një vend ku duhet shkuar për të parë.

“Ky është atdheu ynë dhe për të mbrojtur këtë vend dhe për t’i dhënë këtij vendi krenarinë që çdo shqiptar të mos jetë krenar për Skënderbeun, për historinë, për gjithçka ka qenë të shkuarën, por të jetë krenar që kur t’i thotë dikujt “unë jam nga Shqipëria”, ai tjetri të thotë “o, Shqipëria?!”.

Sot shqiptarët jashtë e ngrenë kokën lart e nuk e mbajnë poshtë kur flitet për Shqipërinë, sepse sot kur flitet për Shqipërinë në mendjen e në perceptimin e gjithmonë e më shumë njerëzve po identifikohet në një vend ku duhet shkuar për të parë”, u shpreh Rama.

SHKARKO APP