VIDEO/ Rama takim me socialistët në Kuçovë: Drejt finishit për Shqipërinë 2030 në BE
Kryesocialisti Edi Rama vijon takimet në kuadër të zgjedhjeve elektorale. Këtë të enjte është ndalur në qarkun e Beratit. Rama po zhvillon mitingun elektoral në Kuçovë. Rama u shpreh se në këtë rrugëtim drejt 11 majit janë përpjekur të bëjmë një skuadër sa më përfaqësuese për qarkun e Beratit.
”Më vjen shumë mirë që kemi dy djem të shkëlqyer për Kuçovën. Ervin Demo ka marrë përsipër të jetë drejtpërdrejtë edhe përfaqësuesi juaj në Kuvendin e Shqipërisë, në kuptimin që të qëndrojë më pranë sesa kur ka qenë në krye të bashkisë Berat”, tha Rama. Kryeministri vlerësoi se Kuçova e ka mbështetur historikisht pa rezervë PS-në, por nga ana tjetër siguroi se “këtë mbështetje nuk e kemi marrë sikur e kemi në xhep”.
Sakaq, gjatë një takimi elektoral në Dimal, Rama sulmoi Partinë Demokratike dhe partitë e reja. Sipas tij, në 11 Maj Shqipëria voton për të zgjedhur Bashkimin Evropian ose kthimin pas. Rama pohoi se PD ka parë për të hequr non gratën e Berishës, por jo për qytetarët. Ndërkohë partitë e reja i sulmoi për deklaratat e liderëve të tyre që kanë deklaruar se nuk do pranojnë koalicion por do dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme.
KOHA JONË SONDAZH

