VIDEO/ Rama takon legjendën e CNN në Mynih, urimi i veçantë për Kosovën
Gjatë punimeve për Konferencën e Sigurisë në Mynih, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një sërë takimesh këtë të premte.
Ai është takuar edhe me gazetaren e njohur të CNN, Christiane Amanpour me të cilën ka bërë një urim për pavarësinë e Kosovës.
Kreu i qeverisë kujton se Amanpour ka qenë një reportere e CNN gjatë luftës në Kosovë.
“Me legjendën e CNN dhe reporteren e paharrueshme të luftës së Kosovës, Christiane Amanpour, një urim për pavarësinë e Kosovës”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale.