VIDEO/ Rama tregon ambientet ku do të zhvillohet Samiti i BE: Gjithçka gati

Këtë mbrëmje kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga ambientet e brendshme ku do të priten liderët europian.

”Gjithçka gati për të mikpritur Bashkimin Europian në Shqipëri, hap dyert e veta për herë të parë Hotel Marriot, në kullën e Air Albania Stadium, një mjedis i cilësisë më të lartë ndërkombëtare të mikpritjes”,-shkruan Rama.

Të martën pritet të vijnë në Shqipëri plot 44 liderë të Europës dhe rajonit. Përveç tyre do të ketë dhe përfaqësues të organizmave ndërkombëtare, politikë dhe financiarë, mes të cilave dhe Banka Botërore.

SHKARKO APP