VIDEO/ Rama tregon kodrat e magjishme me ullinj në Trevllazër të Vlorës
Vlora është qarku ku kultivohen sipërfaqet më të mëdha me pemë ulliri. Mbi 300 mijë rrënjë ullinj ndodhen gjatë gjithë zonës së kodrave në fshatrat e këtij qarku, ku spikasin Panajaja, Narta, Kanina, Bestrova, Trevllazër etj.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në Facebook, pamje mbresëlënëse nga kodrat me ullinj në fshatin Trevllazër, Vlorë. Qarku i Vlorës renditet ndër të parët në shkallë vendi në prodhimin e ullinjve dhe eksportin e vajit të ullirit.
E gjithë Riviera dhe jugu i Shqipërisë ka pasur vitin e fundit prodhim të bollshëm të ullirit, ndërsa përmirësimi i cilësisë po jep rezultate edhe në rritjen e eksportit të vajit të ullirit. Konkretisht për periudhën janar -qershor 2023 sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë u eksportuan 1,400 ton vaj, kundrejt 326 ton vaj që u eksportuan në total në 2022. Krahasuar me 2022 eksportet deri në muajin qershor janë 3-fishuar.