VIDEO/ Rama tregon punët në Shkodër: Ndriçim LED edhe në bulevardin ”Zogu I”

Investimet në infrastrukturë, por edhe në ndriçim kanë transformuar rrugët e qytetit të Shkodrës, të cilave së fundi i është shtuar edhe ndriçimi LED, duke ofruar një pamje tjetër.

Kryeministri Edi Rama informon përmes një postimi, se një tjetër rrugë me ndriçim Led do t’i shtohet Shkodrës. Rama shkruan se po punohet në bulevardin “Zogu I”, nga Parruca në drejtim të lagjes Xhabije, ku brenda pak ditësh do të përfundojë edhe vendosja e ndriçuesve me kursim energjie dhe gjithashtu miqësor ndaj mjedisi.

Bashkia e Shkodrës po vijon punën për ndriçimin e rrugëve me teknologjinë LED, ndërkohë që është një nga 4 bashkitë pilot përfituese të projektit “Bashki me shfrytëzim inteligjent energjie”, financuar nga qeveria zvicerane nëpërmjet SECO.

Rreth 50 milionë lekë të reja është fondi që përfiton Shkodra nga ky projekt, i cili përfshin ndriçimin me teknologjinë LED të 11 rrugëve kryesore të qytetit.

SHKARKO APP